Trajneri i VIP-ve i jep fund beqarisë, dasma tradicionale shqiptare po bën namin në “Tik Tok”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.02.2022, 09:34

Trajneri i VIP-ave Benet Tolaj, i ka dhënë fund beqarisë, ndërsa është martuar me bukuroshen shqiptare nga Prizreni, Era Gashi. Dyshja simpatike është martuar në një ceremoni tradicionale shqiptare. Videoja e dasmës është publikuar nga çifti në TIK TOK dhe ka bërë xhiro në rrjet. Në video shihet respektimi i zakoneve tradicionale shqiptare.

Siç shihet dhëndri shkon e merr nusen në shtëpinë e saj me disa vetura, teksa pasi nusja nga Prizreni përshëndetet me prindërit e saj, dhëndri, Benet gjuan me armë në ajër, ashtu siç e ka zakon çdo shqiptar.

Videoja e dasmës së trajnerit të VIP-ave po bën bujë në rrjet, ndërsa është parë mbi 21 milionë herë. Dasma u zhvillua në një restorant luksoz ku pjesëmarrës ishin edhe figura të njohur të ekranit shqiptar.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit