Pakistan/ Thirrje për të ndaluar lojën PUBG pasi adoleshenti i varur nga ajo masakroi familjen e tij

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 02.02.2022, 00:34

Policia pakistaneze bëri thirrje të hënën që të ndalohet video-loja jashtëzakonisht e popullarizuar Player Unknown's Battlegrounds (PUBG), pasi një adoleshent rrëfeu se kishte vrarë katër anëtarë të familjes së tij i tërbuar pasi e kishte luajtur lojën online për ditë të tëra. Policia tha se Ali Zain qëlloi për vdekje nënën e tij, dy motrat e mitura dhe një vëlla më 18 janar dhe pohoi se loja e kishte çuar drejt këtij akti të dhunshëm.

E krahasuar shpesh me serinë e librave dhe filmave "The Hunger Games", PUBG është bërë një nga lojërat celulare më të njohura në botë. Autoritetet e telekomunikacionit në Pakistan më parë kanë bllokuar përkohësisht aksesin në këtë lojë pas ankesave për përmbajtjen e saj të dhunshme. Loja është ndaluar në disa vende të tjera, duke përfshirë Indinë dhe Kinën.

PUBG është një lojë online me shumë lojtarë "battle royale" në të cilën fituesi është i mbijetuari i fundit. Ali, 18 vjeç, jetonte në izolim të plotë në dhomën e tij dhe ishte i varur nga loja. Mediat vendase raportuan se ai qëlloi në drejtim të familjes së tij duke menduar se edhe ata do të kthehen në jetë, siç ndodhi në lojë!

Burimi: hindustantimes.com | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit