JOQ Albania
Home

Historia qe sjell Marin Mema për Ohrin shqetëson maqedonasit
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27/12/2016 14:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ambasadorja e Frances ne Tirane, Christine Moro dhe gazetari Marin Mema, gjate ceremonise se nderimit te gazetares se AFP Briseida Mema, me titullin Kalores i Legjionit te Nderit, nga presidenti i Frances.

Ambasadorja e Frances ne Tirane, Christine Moro dhe gazetari Marin Mema, gjate ceremonise se nderimit te gazetares se AFP Briseida Mema, me titullin Kalores i Legjionit te Nderit, nga presidenti i Frances.

Dokumentari i gazetarit të njohur shqiptar Marin Mema (i cili është dekoruar edhe nga Presidenti i Republikes me titullin Nderi i Kombit) për qytetin e lashtë ilir të Ohrit ka nxitur reagime tek maqedonasit.

Gazeta maqedonase “Dnevnik”, artikullin për dokumentarin e kishte titulluar “Top Channel dhe Koha Ditore sajojnë histori”, ndërsa në detaje janë pasqyruar disa thekse nga dokumentari, sidomos ai që flet se Ohri ka qenë një ndër qytetet më të lashta shqiptare, i ndërtuar nga ilirët, përkatësisht fisi i i enkelejve që banonin në këtë rajon, ndërsa kishin shkëputur edhe pjesën se në vitin 1462 Skënderbeu me ushtrinë e tij zotëronte edhe Ohrin dhe rrethinat e tij si qytet.

Gazeta maqedonase “Dnevnik”, shkruan se Ohri është një synim i kahmotshëm edhe i bullgarëve, ndërsa ka cituar eurodeputetin Angell Xhambaski të ketë deklaruar: “Me padurim pres ditën, kur flamuri bullgar, do të valojë te “Shën Naumi” në Ohër…”

Marin Mema, i është përgjigjur gazetës maqedonase “Dnevnik”, e cila e ka akuzuar për të pavërteta, duke iu referuar realitetit historik.

“Faktet janë tek Plini, Ptolemeu e Livi tek mijëra arkeologë dhe historianë që kanë folur per Dasaretët, Enkelejtë e Lynkestët si fise ilire që mbizotëronin mes të tjerash edhe në Ohër. Faktet janë tek regjistrat osmane që veç myslimanëve që sigurisht janë shqiptarë edhe ortodoksët që nga Reka e deri në Ohër e shumë pjesë të tjera i identifikonin si shqiptarë, e po ashtu katolikët. Historia ka folur për Gropajt, për Progon, Zgurin, për luftëra që janë zhvilluar në një kala pesë shekuj para se te vinin bullgarët. A nuk ishin ilirët fiset vendase? E më pas ç’lidhje ka gjuha sllave me gjuhën e maqedonasve të dikurshëm? Kur ngriheshin kishat e famshme të Ohrit, ku ishin sllavët? A nuk kishte Aleksandri i Madh tre gjyshër ilirë? Këtë, të paktën thonë historianët. Faktet janë tek Edit Durham që flet për një Ohër në shumicë shqiptare e po ashtu shkruan për mënyrën sesi ortodoksët e myslimanët viheshin e shtyheshin që të vriteshin me njëri-tjetrin. A nuk kishin Ohri e Struga përfaqësuesit e tyre në Vlorë në 1912? Po kryengritja e 1913 a nuk u drejtua nga shqiptarë si Isa Boletini, Hasan Prishtina e Elez Isufi, Sefedin Pustina me vëllezërit Kaloshi e Dema, nën mbështetjen e Ismail Qemalit e Mehmet Dërrallës. Janë ende në arkivat e shtetit kërkesat në atë kohë të Ohrit për t’u bashkuar me Shqipërinë. E sigurisht, këtu flasim për dokumente. Këto janë vetëm një pjesë e fakteve që shërbejnë për të nxjerrë në pah të vërtetën. Për më shumë, ka qindra autorë, jo thjesht shqiptarë, por edhe të huaj, të cilët japin fakte e vetëm fakte për Ohrin dhe banorët e vërtetë të tij". /përqasje.com/