Humbi kontrollin e motorit në shi, i riu i shmanget mrekullisht për një sekondë përplasjes nga kamioni

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 31.01.2022, 00:47

Ndonjëherë vlera e një momenti barazohet ose mund të tejkalojë një jetë të tërë! Video e mëposhtme e ilustron më së miri këtë thënie, pasi në një fraksion sekonde një motoçiklist në Malajzi i ka shpëtuar përplajses nga kamioni. Ai ishte duke ecur me motor në autostradë, por papritur humb kontrollin prej shiut.

Sapo rrëzohet ai e parandjen rrezikun pasi kamioni ishte fill pas tij, kështu që ngrihet menjëherë dhe shmanget nga përplasja. Videoja është bërë shumë virale në rrjetet sociale dhe ka marrë shumë reagime nga publiku.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit