Bill Gates “parashikon” të ardhmen: Do të ketë pandemi më të këqija se koronavirusi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.01.2022, 12:15

Bill Gates i ka bërë thirrje njerëzimit që të përgatitet për pandemi më të këqija nga sa kemi përjetuar në dy vitet e fundit.

Bashkëthemeluesi i Microsoft, i cili parashikoi Covid-19 në vitin 2015 ka paralajmëruar shfaqjen e sëmundjeve gjithnjë e më të rrezikshme në të ardhmen.

Bill Gates, Covid-19 and the Quest to Vaccinate the World - The New York  Times

Njerëzit mund të ekspozohen ndaj një virusi që do të shkaktojë sëmundje shumë më të rënda dhe më shumë vdekje, pavarësisht faktit se pandemia e koronavirusit është një nga më vdekjeprurëset në histori.

Ndër të tjera, sipas mediave të huaja, Gates u bëri thirrje qeverive në mbarë botën që të ofrojnë miliarda dollarë ndihmë në përgatitjen për pandeminë e ardhshme.

Burimi: www.newsbomb.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Bill Gates: 'Carbon neutrality in a decade is a fairytale. Why peddle  fantasies?' | Bill Gates | The Guardian

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit