Ish-kryetari i të përndjekurve politikë Kurt Kola është ndarë nga jeta në moshën 85-vjecare. Lajmi në fjalë është bërë me dije nga i biri i tij përmes një postimi në rrjetet sociale. Raportohet se Kurt Kola humbi jetën si pasojë e një komplikacioni të rëndë në mushkëri të shkaktuar nga Covid-19.
“Me hidherim te thelle njoftoj ndarjen nga jeta sot ne oret e para te mengjezit te babait tone te dashur, Kurt Kola. Pas 1 beteje per rreth 1 muaji me Covid, Ai doli triumfator duke e mposhtur Covid kunder te gjithe gjasave (kishte rreth 2 muaj qe bente dialize, aorten e kishte te zmadhuar, pesoi trompoze ne kembe nga Covid). Rreth 1 muaj pasi e kaloi Covid, para 10 ditesh pesoi 1 komplikacion te rende ne mushkeri, qe rezuloi goditje fatale.”-shkruan djali i tij, Bilal Kola.