Ervin Salianji i bindur: PD do i fitojë të 6-ta bashkitë më 6 Mars

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.01.2022, 23:08

I ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e sotme, deputeti i PD Ervin Salianji është shprehur pozitiv për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit për kandidatët që do nxjerrë Basha.

Ai është shprehur se PD do të fitojë në të 6-shta bashkitë. Salianji i është referuar kandidatëve të Berishës duke i quajtur të pavarur dhe jo pjesë të PD.

“Në 6 mars do të kemi vetëm një kandidat nga Partia Demokratike për secilën nga bashkitë ku do të mbahen zgjedhje. Dhe PD do të fitojë në të 6-ta bashkitë. Nuk ka asnjë demokrat që del për t’i bërë dëm PD-së. Mund të dalin kandidatë të pavarur, por nuk janë të PD-së”,-tha Salianji ndër të tjera.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit