Një 40-vjeçar shqiptar në Athinë ka rënë sot në prangat e policisë pasi ka joshur një vajzë 14-vjeçare. Mediat vendase raportojnë se shqiptari ishte mik i familjes së të miturës, po ashtu me origjinë shqiptare.
E mitura ka postuar në rrjetet soçiale një foto teksa ndodhej me 40-vjeçarin në një hotel në qendër të Athinës. Prindërit e fëmijës kanë parë foton dhe kanë bërë menjëherë padi ndaj 40-vjeçarit dhe kështu në pak orë ai është vënë në pranga.
Ai kishte arritur të joshte 14-vjeçaren dhe i kishte fituar besimin, madje e mitura ishte larguar disa herë nga shtëpia dhe kishte shkuar në banesën e tij. Ai është lënë në paraburgim.
Burimi: tromaktiko.gr | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania