Shqipëria e mjerë në Shëndetësi! E fundit në rajon, e parafundit në Europë: Shërbimi shëndetësor më i dobët

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.01.2022, 12:16

Sipas një raporti të “Numbeo” për vitin 2022, Shqipëria është renditur në vend të parafundit përsa i përket shërbimeve shëndetësore më të dobëta në Europë.

Vendi ynë ka mundur të lërë pas vetëm Maltën bazuar nga të dhënat e databazës. Përsa i përket rajonit, Shqipëria renditet në vend të fundit në indeksin e shërbimeve dhe shpenzimeve, krahasuar me Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën. Në këtë indeks nuk ishin të përfshira Kosova dhe Mali i Zi.

Vlerat e larta tregojnë cilësi të lartë shëndetësore dhe të ulëtat mjerimin e sistemit. Shqipëria la pas vetëm Maltën në rang europian me një vlerësim me vetëm 50.5 pikë për cilësinë e shërbimeve dhe 87.9 pikë për shpenzimet me të cilat përballen qytetarët.

Pikët më të ulëta në indeksin për Shqipërinë e kanë marrë cilësia e dobët e pajisjeve mjekësore, koha e pritjes dhe kosto e shërbimeve.

NË KRYE TË LISTËS (Vendet me vlera të larta të cilësisë së shërbimeve)

Tajvani

Koreja e Jugut

Japonia

Franca

Danimarka

VENDET ME SHËNDETËSI TË MJERUAR

Bangladeshi

Venezuela

Iraku

Azerbajxhani

Malta

Bjellorusia

Maroku

Egjipti

Nigeria

Kamboxhia

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit