JOQ Albania
Home

9 frazat që shkatërrojnë marrëdhënien tuaj në çift
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20/04/2016 18:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Couple fighting

Psikologët shpesh na këshillojnë të numërojmë deri në 10 para se të themi diçka. Epo ne shqiptarëve nuk na rrihet pa e thënë atë që mendojmë. "Fjala vret më shumë se plumbi", ka thënë populli dhe kanë të drejtë. Për t’ju ndihmuar në marrëdhëniet tuaja në çift po ju këshillojmë se cilat janë frazat që nuk duhet t’ia përmendni kurrë të dashurit apo të dashurës suaj.

 

Marrëdhëniet e dobëta: Boj ça t’dush lale!

Marrëdhëniet e forta: Është e rëndësishme të vendosim bashkë se çfarë duhet të bëjmë.

 

Marrëdhëniet e dobëta: Nuk du me fol tani, më lë rehat…

Marrëdhëniet e forta: Mund të flasim për këtë më vonë.

 

Marrëdhëniet e dobëta: Je shumë tip i vështirë, u lodha.

Marrëdhëniet e forta: Më lëndon shumë kur më trajton kështu.

 

Marrëdhëniet e dobëta: Ti nuk bën asgjë në shtëpi.

Marrëdhëniet e forta: Unë nuk i bëj dot punët e shtëpisë pa ndihmën tëndë.

 

Marrëdhëniet e dobëta: E ke bo kastile që t’më thysh mu zemrën.

Marrëdhëniet e forta: Ishte një aksident. E di që ti nuk do të më lëndosh.

 

Marrëdhëniet e dobëta: Në qoftë se nuk fillon dietën kshu do ngelësh si lopë.

Marrëdhëniet e forta: Të humbasësh peshë është e vështirë, por unë besoj që mund ta bësh.

 

Marrëdhëniet e dobëta: A të thash 100 herë që do ndodhi kshu?

Marrëdhëniet e forta: Herën tjetër do provojmë diçka ndryshe.

 

Marrëdhëniet e dobëta: Ti gjithmonë humb gjëra. Prit kur të harrosh trrutë ndonjë ditë!

Marrëdhëniet e forta: Hajde të mendojmë si mund ta zgjidhim këtë situatë.