Sapo është bërë me dije se është miratuar nga EMA ilaçi i parë antiviral oral kundër Covid-19.
Raportohet se pilula në fjalë do të mund të përdoret nga personat që janë mbi 12 vjeç e lart. Ndër të tjera, thuhet se ilaçi në fjalë do të ndihmojë edhe në “kufizimin” e përhapjes së variantit të ri Omicron.
Regjimi antiviral i Pfizer, Paxlovid, ishte pothuajse 90% efektiv në parandalimin e shtrimeve në spital dhe vdekjeve te pacientët me rrezik të lartë të sëmundjes së rëndë.