Raketa e Space X del jashtë kontrollit, pritet të përplaset me Hënën

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.01.2022, 00:44

Një raketë e SpaceX është futur në një kurs përplasjeje me Hënën pasi kaloi pothuajse shtatë vjet duke u endur në hapësirë, thonë ekspertët. Raketa fillimisht u nis nga Florida në shkurt 2015 si pjesë e një misioni ndërplanetar për të dërguar në hapësirë një satelit monitorues të klimës. Por pasi përfundoi një djegie të gjatë të motorëve të saj dhe dërgoi Observatorin e Klimës në Hapësirë, faza e dytë e rrugëtimit të raketës mori tjetër drejtim.

Ajo nuk kishte karburant mjaftueshëm për t’u kthyer në atmosferën e Tokës, por gjithashtu “i mungonte edhe energjia për t’i shpëtuar gravitetit të sistemit Tokë-Hënë”- shpjegoi eksperti Eric Berger. Vëzhguesit e hapësirës besojnë se raketa tashmë është në rrugën e kryqëzimit me Hënën me një shpejtësi prej rreth 2.58 km/s për punë disa javësh. Bill Grey, i cili studion objektet afër Tokës, asteroidet, planetët e vegjël dhe kometat, ka thënë se Falcon 9 ka shumë të ngjarë të godasë në sipërfaqen e hënës më 4 mars.

Burimi: The Guardian | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit