Natyra shqiptare është e përshtatshme për një shumëllojshmëri kafshësh dhe gjallesash. Ndër kafshët e rralla që rritet në zonat malore të vendit është edhe kaprolli. Së fundmi kjo kafshë e rrallë është filmuar në rrugën e Qafshtamës. Video është bërë nga një person që po kalonte me makinë në atë rrugë. Siç shihet edhe nga pamjet, kaprolli trembet sapo shikon makinën dhe ikën me vrap për t'u zhdukur më pas mes pyllit.
Kaprolli ka trup relativisht të vogël, me ngjyrë të kuqërremtë në kafe dhe i përshtatur mirë në ambiente të ftohta, me një gjatësi trupore prej 95–146 cm, një lartësi prej 65–85 cm dhe një peshë prej 15–60 kg. Kjo specie e rrallë haset në disa zona të Shqipërisë.