Lajm i mirë për shqiptarët, së shpejti pritet të njihen patentat për emigrantët që jetojnë në Gjermani

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.01.2022, 11:24

Njohja e patentave shqiptare në Gjermani është në “fazën e fundit” të miratimit. Patentat e shqiptarëve dhe kosovarëve për emigrantët që banojnë në Gjermani do të njihet së shpejti.

Çështja e patentave pritet të diskutohet në mbledhjen e Këshillit Federal, më 11 Shkurt. Lajmi në fjalë është bërë me dije nga Besnik Kelmendi, politikani shqiptar në Gjermani, pjesë e CDU-së.

Më konkretisht, Besnik Kelmendi tha:

Ashtu siç ju kam informuar më 6 Janar 2022, mund t’jua them me siguri të plotë se sot zyrtarisht futet në rend ditë për seancën e ardhshme të Bundesratit, më 11 Shkurt 2022 çështja e patentave të shoferëve. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë bashkëkombasit tanë që jetojnë apo që pretendojnë të zhvendosën në Gjermani.

Sipas Express, në draftin e dorëzuar në fund të dhjetorit në Këshilin Federal, qeveria gjermane propozoi njohjen e patentave nga Shqipëria pa provime në teori dhe praktik për pothuajse të gjitha kategoritë:

A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Vetëm për patentat nga Shqipëria që i përkasin kategorisë AM për konvertimin do të kërkohet një provim praktik.

Ndërkohë, përsa i përket lejeve të drejtimit nga Kosova, pritet konvertimi pa provim në këto kategori:

AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit