Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme reth orës 19:30 në lagjen Partizani, Rruga e Komanit në Shkodër. Policia njofton se një automjet tip "Benz" me drejtues R. S., 15 vjeç, banues në Dobraç ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një avllie.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri E. S., 16 vjeç, edhe ky banues në lagjen Dobraç të Shkodrës. Të dy të miturit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.