Një vajzë shtatëvjeçare në Rusi është vrarë nga një tufë qensh endacakë teksa po kthehej në shtëpi nga shkolla.
Margarita Kanorskai, 7 vjeç e cila u sulmua nga tufa e qenve ishte fëmija e vetëm i pilotit të Forcave Ajrore Ruse, Major Anton Kanorsky, i cili u nderua me një medalje në vitin 2016 nga Vladimir Putin për trimërinë e tij në Siri.
Ndërsa zemërimi shpërtheu në fshat për dështimin e zyrtarëve për të dëgjuar paralajmërimet për tufat e dhunshme të qenve, guvernatori rajonal Aleksandër Osipov nxitoi në zonë për t'u përpjekur të qetësonte banorët.
“Ligji rus nuk i lejon zyrtarët lokalë të largojnë qentë endacakë nga komunitetet.”-tha Aleksandër Osipov.
Burimi: www.newsbomb.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA