Një operacion i ushtrisë, zjarrfikësve, policisë, si dhe vullnetarëve të Kryqit të Kuq ka nisur që nga orët e vona të pasdites së djeshme, për lirimin e qindra drejtuesve të mjeteve që kanë “ngecur” në Attiki Odo për rreth 22 orë. Sipas mediave të huaja, Ministri i Mbrojtjes Takis Theodorikakos ka thene se 1800 automjete janë liruar, ndërsa rreth 1200 janë ende të bllokuara!
“Janë shpërndarë 1040 batanije leshi për personat e bllokuar. Njerëzit e bllokuar janë të rraskapitur.”-tha zoti Theodorikakos.
Burimi: www.protothema.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA