Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e regjistruar pak më parë në fshatin Manati të Lezhës. Sipas Fax News, viktima është Lekë Lekgjonaj 60 vjeç. Ndër të tjera, raportohet se autori 16 vjeç është vetë-dorëzuar në polici. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa dyshohet për gjakmarrje.