Atentati mafioz në Belgjikë/ Kush është Bledar Muça, lidhja me Çapjat dhe vrasjet e bujshme

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23.01.2022, 19:57

Mbrëmjen e djeshme u vra në Belgjikë në një autostradë në qytetin Antwerp krahu i djathtë i Florenc dhe Ardian Çapjas, Bledar Muça. Autorët e krimit ende nuk janë identifikuar. Mediat vendase raportojnë se Muça ka ndërruar jetë në vend si pasojë e të shtënave. Ai u vra nga dy persona teksa ishte duke parkuar makinën.

Por kush është Bledar Muça? Bledar Muça është një emër i njohur për autoritetet shqiptare, pasi njihet për lidhjet e ngushta me fisin e Çapjave në Elbasan. Herën e fundit në Shqipëri ai u arrestua në maj të vitit 2020 për shkak se përplasi një polic burgu. Në vitin 2016 ai i ka shpëtuar dy atentateve, njëri në shkurt dhe tjetri në korrik. Në atë të korrikut ai ishte "shënjestër" bashkë me Florenc Çapjan. Muça u plagos pas atentatit, kurse Çapja nuk pëesoi gjë.

Po ashtu Muça dyshohej si i përfshirë në një sërë ngjarjesh të rënda në qytetin e Elbasanit, por ia kishte dalë t’ia hidhte drejtësisë. Po në vitin 2016, Muça ishte dënuar me dy vite burg pasi kishte qëlluar me armë ndaj forcave të rendit teksa ishin në vëzhgim të familjes Çapja pas atentatit të shkurtit. Emri i tij rezulton i përfshirë edhe në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, të ndodhura në kohë të ndryshme në Elbasan, por që asnjëherë nuk iu provuan drejtpërdrejt nga policia dhe nga prokuroria. Muça ishte shpallur edhe në kërkim ndërkombëtar pas vrasjes së Ilir Rexhepit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit