Bora Zemani është një nga vajzat më të komentuara të ekranit, e kjo për shkak të përfshirjes së saj në mënyrë indirekte në Big Brother. Së fundmi, moderatorja është acaruar me një situatë të pazakontë.
Ajo ka parë që dikush ka hapur një llogari instagrami me emrin e djalit të saj. Sipas Borës kjo është e turpshme, pasi nuk mund të hapësh një llogari Facebooku për një të mitur.
“Ky nuk eshte insta i Arbori! Ju lutem beni report!!! Nuk mundet dikush te hapi nje faqe femije dhe aq me teper te flasi ne emer te tij! E turpshme!!”, ka shkruar Zemani.