Armando Broja po kalon një sezon fantastik në Premier League me Sauthamptonin. Stiv Siduell, ish-lojtari i Çelsit, duke folur për të ardhmen e sulmuesit shqiptar ka nxjerrë në skenë edhe skuadrën e Uest Hemit.
Pas largimit të Haler drejt Ajaksit në janar të 2021-shit, trajneri Dejvid Mojes e ka shprehur qartë se është në kërkim të një sulmuesi potent, që të shtyjë sa më shumë ekipin përpara.
Në lidhje me këtë ka folur edhe Siduell i cili në “BT Sport” përmend emrin e Brojës, si sulmuesin e duhur për Mojes dhe Uest Hemin, nëse do të duhet të bëjnë progres në Premier Ligë.
Ai u shpreh: