Tottenham arriti të marrë një fitore të madhe mbrëmjen e djeshme pasi triumfoi me përmbysje ndaj Leisterit në fund me rezultatin 2-3. Akoma më dramatike këtë fitore e bën fakti se dy golat e përmbysjes u shënuan në minutat 95 dhe 97 të shtesës.
Vëmendjen maksimale e mori Lukas Moura me veprimin e tij. Gjatë festimit të golit të fitores, braziliani i mori kapuçin një tifozi të Totenhemit. i cili në atë moment ekzaltimi nuk kuptoi asgjë dhe ndoshta në vazhdim do të jetë kujtuar për aksesorin e tij që mungonte.
Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit:
Lucas Moura taking someone’s hat in the celebrations pic.twitter.com/EBgGHid44d
— (@MarkTHFC7) January 19, 2022