Një "luftë e hapur vazhdon mes dy futbollistëve kundërshtarë në kampionatin skocez të futbollit. Në ndeshjen mes Aberdenit dhe Reinxhersit, lojtari i këtyre të fundit, Rajan Kent doli nga fusha e lojës për një ndërhyrje të gabuar dhe u ndëshkua me karton të kuq. Këtij kartoni iu gëzua më së shumti kundërshtari i tij i vjetër. Në momentin që Kent po dilte nga loja, lojtari i Aberdenit, Skot Braun e përqeshi kundërshtarin e tij. Ai i bëri me shënjë që të linte fushën dhe qeshi me ironi.
Arsyeja e këtij veprimi? Një grusht që Braun kishte ngrënë nga Kent para 3 vitesh! Kjo nuk është hera e parë që lojtarët janë përplasur me njëri tjetrin. Në vitin 2019 në një ndeshje Kent i dha një grusht Braunit dhe ngjarja bëri bujë. Duket se armiqësia mes tyre vijon ende.
🗣"Scott is good at the noise up. There is a bit of history there."
— Sky Sports Scotland (@ScotlandSky) January 18, 2022
Neil Lennon was in the Sky Sports News studio and had this to say when Ryan Kent was sent off at Pittodrie👇 pic.twitter.com/Lv7jtq7Jvu