U kap me 143 kg kokainë në kontejner me imazhin e Escobar, lirohet nga burgu Erion Peti

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 18.01.2022, 19:53

Është liruar nga burgu shtetasi Erjon Peti, i cili ishte arrestuar bëshkë me Klajdi Xibrakun në prill të vitit të kaluar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në kontejnerin e kompanisë “Masabi Fruits” u sekuestruan 143 kg kokainë të paketuara dhe të stampuara me profilin e Pablo Eskobarit.

Mësohet se gjyqtarja e Apelit në Durrës ka pranuar kërkesën e avokates së Petit për ta lënë pa asnjë masë shtrënguese. Po ashtu, edhe për Klajdi Xibrakun do të ndiqet e njëjta rrugë ligjore.

Peti është një nga administratorët e kompanisë “Masabi Fruits” që importoi ngarkesën e bananeve brenda të cilave u zbulua droga në Portin e Durrësit. Peti rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, pasi është arrestuar në Itali për trafik kokaine.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit