Messi i bëri lajka, por nuk i dha asnjë votë/ Vjen reagimi i Lewandowkit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 18.01.2022, 16:44

Robert Lewandowski është shpallur mbrëmë lojtari më i mirë për vitin 2021, nga FIFA. Ylli polak ishte më i votuari, me vetëm pak vota më shumë sesa Lionel Messi, por mjaftueshëm për epitetin e më të mirit. Interesant ishte fakti se pavarësisht fjalëve të mira para pak javësh ku Messi tha se "'Topin e Artë e meritonte Lewandowski", nga të gjitha votat e Messit, asnjëra nuk ishte për sulmuesin e Bayernit ndërsa polaku kishte zgjedhur argjentinasin në votat e tij. Për këtë është pyetur Lewa, i cili ka dhënë një përgjigje mjaft të thjeshtë.

Lewa u shpreh:

Më vjen mirë për fjalët e tij (i referohet ceremonisë së Topit të Artë). Tani, për zgjedhjet e tij, pyetja duhet t’i bëhet atij. Unë nuk kam bërë diçka të keqe që ai të jetë i inatosur me mua, përveç gjërave sportive. Privatisht, shpresoj që gjithçka është në rregull. Kjo ishte zgjedhja e tij, duhet ta respektojmë atë. Nuk kam diçka negative për të thënë, ose të jem i hidhëruar”. Lewandowski humbi garën përballë Lionel Messit, për ‘Topin e Artë’, ndërsa mbrëmjen e djeshme e mposhti argjentinasin në garën "The Best" të organizuar nga FIFA.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit