Aksidenti në Kosovë bëhet hit në internet (Video)

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.01.2022, 21:34

Videoja e një vetaksidenti me veturë të tipit BMW në Veternik të Prishtinës është bërë virale në rrjetet sociale.

Vozitësi, i cili është i vetëm në makinë, fillon të vozisë me një shpejtësi marramendëse, duke tejkaluar disa vetura në një rrugë me dy shirita.

Pasi arrin në një shpejtësi të madhe, shoferit i humb ekuilibri, duke goditur anësoret e rrugës, dhe më pas vetura ngritet lart në ajër, por fatmirësisht, nuk rrokulliset dhe bie përsëri në vend.

Faqja Who Cares? që shpërndau videot, po ashtu tregoi një aksident në Bukuresht të Rumanisë, ku një veturë BMW godet semaforin si pasojë e shpejtësisë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit