Lulzim Basha: Sot, nuk ndihem mirë! Duhet të isha duke mbrojtur interesat e shqiptarëve

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.01.2022, 15:54

Lulzim Basha ka dalë nga Prokuroria ku është marrë në pyetje për disa orë në lidhje me protestën e 8 Janarit. Nga aty ai është pyetur se si ndihet sot pas kësaj situate në PD. Basha ka thënë se nuk ndihet mirë, pasi sot duhet të ishte duke luftuar për interesat e popullit shqiptar dhe jo të shkonte në prokurori.

Basha tha:

Si mund të ndihem kur duhet të isha këtu dhe të shtyja axhendën kundër korrupsionit të Ramës, apo për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Si mund të ndihesh mirë. Nuk ka nevojë për koment. Nuk duhet të isha duke harxhuar këto orë të miat dhe drejtuesve demokratë, të cilat nuk janë orë të harxhuara në favor të interesit ppublik. Një pjesë e tyre e shprehin dëshpërimin e tyre duke u larguar nga vendi.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit