Vdes veterani i UÇK-së, Alush Krasniqi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.01.2022, 11:42

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë (UÇK), Alush Krasniqi nga fshati Drenoc i Malishevës.

Krasniqi ka punuar si mësimdhënës në shkollën “Visar Krasniqi” në vendlindje dhe i kishte mbetur edhe një vit pune deri në pensionim.

I ndjeri ishte pjesëtar i Brigadës 122 “Imer Krasniqi”.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë kryetari i veteranëve të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu i cili shprehu ngushëllime për vdekjen e Alush Krasniqit, raporton TV Malisheva.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 15:30, në vendlindjen e tij, në Drenoc.

N J O F T I M:

Sot ka ndrruar jetë Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Alush O Krasniqi i lindur 27/04/1958 ne fshatin Drenovc,Komuna Malishevë . Ishte Ushtar i Brigades 122″Imer Krasniqi” vorrimi do të behet sot ne ora 15:30ne vendëlindje fshatin Drenovc! Ngushllime Familjes Krasniqi! Ngushllime Bashkluftarve.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit