Dy persona shtien me armë zjarri në drejtim të policëve në Podujevë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.01.2022, 20:49

Dy persona kanë shtënë me armë zjarri para pak minutash në fshatin Dobërdol të Podujevës.

Nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës deklarojnë se gjithçka ka ndodhur pasi që Policia e Kosovës po ndiqte disa persona që kishin hyrë me forcë në një shtëpi në këtë fshat.

Në ikje e sipër njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policëve.

“Rreth orës 18:20, kemi pranuar informatën se në një shtëpi në fshatin Doberdol të Podujevës, me forcë janë futur katër persona të dyshuar. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar. Në ikje e sipër njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, kanë thënë nga policia.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit