Sot kompania amerikane u pagua me taksat e shqiptarëve, Linda e AKSHI-t shpaloste talentin në Photoshop

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.01.2022, 16:19

Tashmë që të gjitha u bënë publike dhe kushdo di gjithçka për këdo, qeveria kontraktoi kompaninë amerikane për ruajtjen e të dhënave të shqiptarëve. A ka mbetur më gjë për të ruajtur bie pyetja?!

A tregon e gjithë kjo paaftësinë e shtetit dhe institucioneve përgjegjëse për të ruajtur sigurinë dhe privatësinë e popullit, sa duhet paguar me paratë tona një kompani e huaj për të na mbrojtur kur në fakt është punë e institucioneve shtetërore?!

Pasi skandali i rrjedhjes të të dhënave personale të mbi 600 mijë shqiptarve u harrua, drejtoresha e AKSHI-t, me siguri ka qenë shumë e zënë të siguronte privatësinë e shqiptarëve deri më sot, pasi e ka patur axhendën të zënë duke rregulluar fotot e profilit në Facebook me filtra dhe Photoshop.

Por megjithatë, Karcanaj e ka marrë me të lehtë gjithë këtë skandal duke mos marrë asnjë përgjegjësi. E vetmja gjë ku ajo ka marrë përgjegjësi individuale dhe është angazhuar maksimalisht, është shpalosja e talentit të saj në editimin e fotove në rrjetet sociale.

Aftësitë e drejtoreshës së Ramës në editim fotosh mund t’i vlerësoni edhe vetë, por në sigurimin e të dhënave tona personale tashmë është dëshmuar.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit