Ky është 30-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmë nga baxhanaku

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.01.2022, 15:26

Një 30-vjeçar është vrarë aksidentalisht pasditen e së mërkurës në një fushë malore në fshatin Pakashticë të Podujevës.

I vrarë ka mbetur Mentor Kajtazi nga fshati Dumnicë. Siç kanë thënë familjarë e tij, varrimi i Mentorit do të bëhet sot në varrezat e fshatit Dumnicë me fillim nga ora 15:00.

Vrasja ka ndodhur dje rreth orës 16:00, ndërkohë që një person është arrestuar. Policia e Kosovës ka konfirmuar se vrasja kishte qenë nga pakujdesia.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit