Kylie Jenner sapo ka vendosur një tjetër rekord në Instagram. Të mërkurën, themeluesja e Kylie Cosmetics u bë gruaja e parë që arriti 300 milionë ndjekës në platformën sociale. Me këtë, Kylie bëhet femra më e ndjekur në Instagram, duke mposhtur yllin e popit Ariana Grande e cila më parë mbante rekordin.
Për sa i përket numrit të ndjekësve të saj, Kylie Jenner, 24 vjeç, është e dyta pas futbollistit Cristiano Ronaldo. Ai është personi më i ndjekur në Instagram me 388 milionë ndjekës. Llogaria zyrtare e Instagram zë vendin e parë me 460 milionë ndjekës.
Kylie arriti shifrën e 300 milionëve, pavarësisht se ka mbajtur një profil relativisht të ulët në Instagram gjatë muajve të fundit. Ylli i serialit televiziv e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë me reperin Travis Scott, mori një pushim nga rrjetet sociale pas tragjedisë së tij në Astroworld në nëntor. Dhjetë njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën në Festivalin Astroworld kur turma filloi të shtyhej drejt skenës ndërsa Scott po performonte, raportoi agjencia e lajmeve AFP.
Burimi:ndtv Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA