Dy ditë më parë Iliri dhe Monika patën një debat në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Aktorja ishte prekur, pasi Iliri kishte bërë një shaka të tepruar në lidhje me mjeljen e dhisë. Asaj nuk i kishte pëlqyer që ai kishte ërdorur fjalën treshe.
Mirëpo, duket se Monika e paska përdorur këtë vetëm si justifikim për t’u kapur me Ilirin, pasi vetë fjala treshe është përdorur edhe nga vetë ajo. Aktorja e ka përdorur situatën në lidhje me Donaldin dhe Beatrixin. Me shaka ata po flisnin për një raport mes Donaldit, Triksës dhe Monikës.
Me këtë shaka Monika ka qeshur me të madhe, ndërsa me Ilirin e ka marrë si ofendim.