IGJEUM reagon për tërmetin që tronditi gjysmën e Shqipërisë: Ishte 6 ballë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 09.01.2022, 23:36

Departamenti Sizmologjisë në Institutin e Gjeoshkencave, ka reaguar lidhur me tërmetin që tronditi veriun e Greqisë pak minuta më parë. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë edhe në vendin tonë dhe zgjatën disa sekonda. Epiqendra ishte në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, epiqendra e tërmetit ishte rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64- thuhet ndër të tjera në njoftimin e IGJEUM.

Njoftimi i plotë:

Sot në datën 09/01/2022, ora 22:43 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë M5.6 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 9 km. Epiqendra është lokalizuar 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64. Nuk kemi njoftime për dëme. Departamenti Sizmologjisë. Instituti i Gjeoshkencave.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit