Përdhunimi i 5-vjeçares në Rusi, Putin merr vendimin e ashpër për pedofilët

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 07.01.2022, 02:37

Rusia do të ashpërsojë ligjet për përdhunimin e fëmijëve. Pedofilët do të burgosen përgjithmonë në burgje të ashpra polare në Arktik, pasi një vajzë 5-vjeçare u përdhunua dhe u vra nga një pedofil dhe një person tjetër. 5-vjeçarja Veronika Nikolayeva po luante pranë vendit të punës së nënës së saj në Kostroma, por në video u pa sesi vajza u rrëmbye nga kriminelët.

Trupi i fëmijës u gjet në qese plastike teksa të dyshuarit e identifikuar si Denis Gerasimov, 44 vjeç, dhe Vadim Belyakov, 24, kërkonin të zhduknin trupin e saj. Krimi në fjalë u pranua nga autorët. Kryetari i parlamentit Vyacheslav Volodin tha se rasti i abuzimit të Veronika Nikolaevës tregoi urgjencën e forcimit të ligjeve.

Burimi: sleekgist.com | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit