Presidenti Macron: “Dua që t’u ngre nervat të pavaksinuarëve”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.01.2022, 22:17

Presidenti francez Emmanuel Macron ka një këndvështrim të ri kur bëhet fjalë për të bindur 27% të banorëve francezë për t'u vaksinuar: t’u ngrejë atyre nervat sa më shumë. Në një intervistë me gazetën Le Parisien, Macron tregoi se administrata e tij shpresonte të ushtronte presion më shumë ndaj kundërshtuesëve të vaksinave duke e bërë më të vështirë jetën e tyre sociale ose aftësinë për të shijuar aktivitetet e kohës së lirë në të ardhmen e afërt.

"Unë nuk jam për të ngritur nervat e francezëve... megjithatë, të pavaksinuarit, me të vërtetë që dua t'i zemëroj ata," tha ai. “Unë nuk do t'i hedh [të pavaksinuarit] në burg. Unë nuk do t'i vaksinoj me forcë… [por do t'i bëjmë presion të pavaksinuarve duke kufizuar sa më shumë aksesin e tyre në aktivitetet shoqërore.”

Për momentin, restorantet, baret, kinematë, arenat sportive dhe ambientet e tjera publike janë të hapura për banorët francezë me prova të vaksinimit, me dëshmi të rikuperimit nga infeksioni i kaluar me COVID-19 ose me prova të një testi të fundit negativ për COVID-19. Qeveria e Macron aktualisht po mbështet një projekt-ligj që do të ndalonte testin negativ si një mjet legjitim të hyrjes, me sa duket duke kufizuar aftësinë e shumë njerëzve të pavaksinuar për të hyrë në ato hapësira.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit