Projekti pionier i energjisë së pastër të Kinës, i njohur si 'Dielli Artificial', ka arritur një moment historik të ri të nxehtësisë.
Tokamaku Superpërcjellësi i Avancuar Eksperimental (EAST) synon të imitojë reaksionet natyrore bërthamore që ndodhin brenda yjeve, me synimin për të përsëritur ato reagime për të gjeneruar energji. Të enjten, reaktori arriti temperaturën 70,000,000 gradë celsius duke e ruajtur temperaturën për mës shumë se 17 minuta.
Për ta parë këtë në perspektivë, dielli ynë mendohet të jetë rreth 15,000,000 gradë celsius në bërthamë. Pra, goxha nxehmje…
Ekipi që qëndron pas reaktorit thotë se arritja vendos një "bazë të fortë shkencore dhe eksperimentale" për kërkimin në vazhdim dhe i vendos ata një hap më pranë energjisë bërthamore pa nënprodukte të rrezikshme.