Një aksident tragjik u regjistrua gjatë ditë së sotme në Kamëz, në vendin e njohur si “Tre Fushat”, ku 30-vjeçari Ernest Kurmeka humbi kontrollin e motorit duke u përplasur me një shtyllë tensioni dhe për pasojë ndërroi jetë në vend. Ndërkohë një qytetar ka dërguar edhe pamjet e momentit kur ai humb kontrollin dhe rrëzohet në tokë. Siç duket edhe në video, i riu futet në parakalim, por teksa mundohet të shmangë një makinë, humb ekuilibrin dhe rrëzohet fatalisht.
Mesazhi i qytetarit:
Pershendetje JOQ. Aksidenti me motorr ne kamez ku mbeti i vdekur Ernest Kurmeka. Shakak nuk ishte vonesa ambulances por u thu skafanda me gjith kafke.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 04.01.2022, rreth orës 13:35, në Kamzë, në vendin e quajtur “Tre fushat”, shtetasi Ernest Kurmeka rreth 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë tensioni. Si pasojë e përplasjes, shtetasi Ernest Kurmeka ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.