Ajola Xoxa me 3 rroga/ Drejtoreshë e Avokate, Pedagoge tek Artet me rrogë të padeklaruar

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.01.2022, 21:07

Disa kohë më parë Ajola Xoxa përpos së qenit bashkëshorte e kryebashkiakut Erion Veliaj, nisi të njihej në publik për deklaratat e saj shumë të komentuara në rrjet mbi stilin e shtrenjtë të veshjes, fustaneve disa mijëra euro të firmave që pretendonte se ia qepte gjyshja e saj.

Xoxa rezulton pedagoge në Universitetin e Arteve me një rrogë të padeklaruar, drejtoreshë e përgjithshme tek Botimet Enciklopedike me pagë 1.4 MLN Lekë dhe drejtore në studion ligjore ‘Partners Law’ me pagë të deklaruar 1.8 MLN Lekë.

Erion Veliaj deklaron një pagë si kryebashkiak i Tiranës prej 1.7 Milionë Lekësh. Pavarësisht se Xoxa rezulton më e pasur se kryebashkiaku, ky i fundit ka në përdorim një Maybach të fundit me vlerë të frikshme që e parkon para bashkisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit