Tragjedi në Gjermani, Holandë dhe Austri/ Tre të vdekur nga fishekzjarret, mes tyre një fëmijë 12 vjeç

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01.01.2022, 22:37

Nata e ndërrimit të viteve ka rezultuar tragjike për tre persona në Gjermani, Austri dhe Holandë për shkak të fishekzjarreve. BBC raporton se në Gjermani, në rajonin e Nordrhein-Westfalis, një 37-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.

Në Austri, një 23-vjeçar vdiq në Vjenën jugperëndimore dhe tre të tjerë u plagosën. Të plagosur nga fishekzjarrët janë të shumtë edhe në qytetet gjermane, ndërsa një 12-vjeçar u vra edhe në Holandë. Të paktën 80 persona u plagosën nga fishekzjarrët në Holandë, sipas De Telegraaf, duke përfshirë njerëz që humbën këmbët dhe duart nga shpërthimet.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit