Artisti i njohur, Robert Berisha, ka treguar së fundmi se përse nuk e ka pranuar ftesën e bërë nga “Big Brother VIP”.
Roberti ka thënë se nuk mund ta linte familjen e tij dhe emisionin për të bërë shoë, madje edhe pa pagesë. Gjithashtu ai ngriti dyshimet se aty nuk marrin as çmimin e madh.
Ai tha:
Unë kam pasur ftesë një muaj para se të niste “ Big Brother VIP”. Ftesa vazhdon të bëhet por unë nuk kam mundësi të lë emisionin tim, të lë vajzën time për t’i bërë show “Top Channel”. Pa para nuk ka qejfe’. Asnjëri nga ata nuk paguhet aty dhe në fund nuk i dihet a i marrin ato 100 mijë euro, siç kanë ndodhur dhe vitet e kaluara. Në qoftë se unë do lë jetën time për të të bërë show ty, ti duhet të më paguash.