28-vjeçari nga Tropoja në gjendje të rëndë prej pankreasit, familjarët kërkojnë ndihmë: Operacioni në Turqi i shpëton jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.12.2021, 18:10

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë në lidhje me një të ri nga Tropoja që jeton në Babrru. Miklovans Fatmir Vukaj vetëm 28-vjeç ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital privat në Tiranë. Familjarët dhe miqtë e tij kanë treguar se ai ka nevojë për operacion jashtë vendit, por për këtë ai ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve.

28-vjeçari vuan nga një pankereasi akut që i ka dëmtuar rëndë organet dhe nga çasti në çast i rrezikohet jeta. Sipas familjarëve vetëm një ndërhyrje e speacializuar dhe urgjente në Turqi mund t'i shpëtojë jetën. Por për kryerjen e këtij operacioni, familja e 28-vjeçarit nuk ka mundësi ekonomike, pasi operacioni kushton shumë. Ata kërkojnë prej shqiptarëve një kontribut sado të vogël që jeta e tij të shpëtohet dhe ai t'i kthehet jetës normale.

Apeli i familjarëve:

Nje djale i ri 29-vjec (14/01/1992) Miklovans Fatmir Vukaj, me banim ne Babrru ka nevoje sot me shume se kurre per ndihmen tone. Ai ndodhet ne gjendje te rende shendetsore ne nje nga spitalet private te Tiranes dhe ka nevoje per sherim jashte shteti te menjehershem , kush ka mundesi le te kontribojne per kete djale e nip tonin. Le te mundohemi te shpetojme nje jete ! Me poshte eshte numri i llogarise ,si dhe ai ne gjendjen e rende qe ndodhet. I lutemi Zotit ta ndihmoje ne keto dite te veshtira . +355 676041978 Fatmir Vukaj

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit