Bëri “copë” Ferrarin, 82-vjeçari humb kontrollin dhe futet në qendrën tregtare me supermakinën

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.12.2021, 17:23

Një i moshuar tmerroi qytetarët që ndodheshin brenda një qendre tregtare në Andorre kur “hyri” me të me Ferrarin e tij. Gjithçka ndodhi në qytetin e Sant Julià de Lòria. Shoferi i Ferrarit 82-vjeç humbi kontrollin e “supermakinës” për shkak të shpejtësisë së lartë.

Raportohet se ai bashkë me pasagjeren 59-vjeçare dhe një punonjës të qendrës tregtare 44 vjeç u dërguan në spital.

Dëshmitarët raportojnë se Ferrari u përplas në barrierat e rrugës me shpejtësi të madhe dhe më pas u hodh në dritaret e qendrës tregtare.

Burimi: www.protothema.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit