Në Shqipëri skandali me publikimin e rrogave dhe informacioneve personale të më shumë se 637 mijë personave sa vjen e thellohet edhe më tepër. Sipas "BW" ditën e sotme ka dalë në qarkullim edhe një databazë e re me rrogat e muajit prill për mijëra shqiptarë. Ashtu sikurse lista e djeshme, edhe kjo listë e muajit prill vjen në formatin Exel. Ajo që bie në sy është se kjo databazë e re ka ndryshime në pagë, është shtuar edhe numri i celularit, por edhe të dhëna të tjera, ndërsa mbeten të pandryshuara ID-të dhe Nipt-et e bizneseve.