Sa është rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut?

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.12.2021, 09:09

Në Maqedoninë e Veriut rroga mesatare neto gjatë muajit tetor ka qenë 29 145 denarë, derisa rroga mesatare bruto 43 557 denarë.

“Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit tetor 2021, është 29 145 denarë. Paga mesatare mujore bruto për të punësuar, gjatë muajit tetor 2021, është 43 557 denarë”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që rroga neto është rritur për 4.5% në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, pas rritjes së theksuar në sektorët: Veprimtaritë të tjera shërbimi (11.7%), Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (10.1%) dhe Informimi dhe komunikimi (10.1%).

“Jemi të përkushtuar për realizimin e rritjes së rrogës për 20 % deri 30 % me qëllim përmirësimin e standardit të qytetarëve dhe ekonomisë në vend”, përkujtojnë nga Qeveria.

Gjithashtu, në muajin janar Qeveria e Maqedonisë së Veriut kishte premtuar rritje për 20% deri në 30% ose deri në 34 mijë denarë në katër vitet e ardhshme. Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në fushatën parazgjedhore parlamentare për zgjedhjet e 15 korrikut premtoi se paga mesatare do të jetë 34 mijë denarë.

Ndryshe, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në muajin dhjetor njoftoi se në kuadër të aktiviteteve të cilat pasojnë pas protestës së mbajtur të madhe të punëtorëve, deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve në Kuvend ka dorëzuar Propozim për miratim të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pagë minimale, me të cilin propozohet paga minimale në bruto duke filluar nga janari i vitit 2022 të jetë 26.476 denarë ose në neto shumë 18.000 denarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit