Çudirat e Ogertës, tenderin për dentistët e fiton firma që shet motorë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.12.2021, 19:15

Hë mo? Si jeni? Sa çudira keni dëgjuar ditën e sotme? 5, 15 apo më tepër? Janë aq shumë çudirat që ndodhin në këtë vend të bekuar saqë tashmë janë bërë aq rutinë sa rrezikojnë të na duken normale. Sidoqoftë, prisni sepse ka akoma. Pas pak do të mësoni çudirën e rradhës. Autorja është natyrisht ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Na dilka se një institucion në varësi të zonjës në fjalë, do të bëjë një tender për të blerë kite dentare për kujdesin dentar të fëmijëve.

Këto kite konsistojnë në poltronën e pacientit bashkë me pajisjet përkatëse si freza, llamba mbushëse, sirtarë etj. Natyrisht gjëja e parë që ju shkon në mend është se këto pajisje mund të prokurohen nga kompani të mëdha farmaceutike apo pajisjesh mjekësore. E pra në rastin konkret këtu fillon çudia: Ogerta jonë ia ka dhënë tenderin një firme që e ka filluar aktivitetin e saj duke shitur motorë. Kjo duket qartë edhe në emrin e saj, MOTO-MANIA. Le të flasim konkretisht. Tenderin në fjalë e ka organizuar Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor me numër reference REF-07908-10-12-2021.

Objekti i procedurës është F.V. Unite Dentare për kujdesin dentar të fëmijët ndërsa fondi limit i tenderit është 11,401,260 lekë të reja pa TVSH ose rreth 140 milionë lekë të vjetra përfsirë TVSH. Shikohet se kemi të bëjmë me një mungesë totale konkurrence pasi ka marrë pjesë vetëm një firmë. Po, po, pikërisht vetëm firma e cila shiste dhe motorë. Përkatësisht MOTO-MANIA në pronësi të shtetasit Albert Ballabani që ka ofruar vlerën prej 9,276,540 lekë të reja pa TVSH.

Natyrisht siç mund të mendohet, nuk është kjo habia e vetme. Nëse krahasojmë vlerën fituese me fondin limit të tenderit, del se firma në fjalë ka ofruar një vlerë të barabartë me 81.36% të këtij fondi. E kuptoni vetë pra, se sib ëhen e kush I fiton tenderat në këtë vend. Ndërkaq nga SPAK nuk duket asgjë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit