Sondazh nga JOQ Albania – Personazhi i vitit 2021

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17.12.2021, 12:24

Teksa jemi në ditët e fundit të 2021-it, një vit i cili ka patur mjaft zhvillime të rëndësishme në vend, në të gjitha aspektet e jetës, JOQ ALBANIA ka organizuar një sondazh online, ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë për të votuar, sipas mendimit të tyre, atë që meriton të quhet "Personazhi i Vitit" për rolin, ndikimin dhe kontributin që ka dhënë gjatë 2021-it.

|KËTU MUND TË VOTONI|

JOQ Albania ka përzgjedhur 12 personazhe nga fusha të ndryshme të jetës, të cilët kanë qenë protagonistë në ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur përgjatë këtyre 12 muajve. Gazetarë, sportistë, politikanë dhe njerëz të thjeshtë janë në listën që ju do zgjidhni si "Personazhin e Vitit". Emrat e disa prej personazheve janë sugjeruar nga qytetarët të cilët JOQ ALBANIA i pyeti pak ditë më parë. Votimi nis prej ditës së sotme dhe do të mbyllet në ditën e fundit të vitit, 31 dhjetor, kur do të shpallet edhe fituesi i sondazhit, i zgjedhur nga votat e gjithësecilit prej jush.

LISTA E PERSONAZHEVE

1. Elvis Naçi – Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.

|KËTU MUND TË VOTONI|

2. Arjan Sala – Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.

The expertise for the death of Arjan Sala is revealed, this is what caused the fire in the warehouse - Aktualitet

|KËTU MUND TË VOTONI|

3. Edi Rama – Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.

Top Channel/Rama-Metës: Patronazhistëve t'iu merrni të keqen, mos harroni se ju njohin kush jeni! - YouTube

|KËTU MUND TË VOTONI|

4. Lulzim Basha – Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.

How to clear the mistake, Lulzim Basha confesses a very intimate detail! - Showbiz dhe TV

|KËTU MUND TË VOTONI|

5. Sali Berisha – Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.

|KËTU MUND TË VOTONI|

6. Marin Mema – Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.

Marin Mema në Open: Do jem cent për cent transparent me shqiptarët - Top Channel

|KËTU MUND TË VOTONI|

7. Altin Goxhaj – Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.

|KËTU MUND TË VOTONI|

8. Klodian Elqeni – I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.

|KËTU MUND TË VOTONI|

9. Armando Broja – futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.

Armando Broja, ylli shqiptar që po shkëlqen në Angli - Gazeta Express

|KËTU MUND TË VOTONI|

10. Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova – Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura, e tha Rama - Vendi

|KËTU MUND TË VOTONI|

11. Albin Kurti – Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.

Kosovo Prime Minister Albin Kurti to Visit Tirana - Exit - Explaining Albania

|KËTU MUND TË VOTONI|

12. Lylzim Sulejmani – Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.

|KËTU MUND TË VOTONI|

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit