Ministrja Rizvanolli: Mos i lini “joystickat e Playstation”, adapterat e telefonave e laptopëve në rrymë derisa nuk i përdorni

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.12.2021, 15:51

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Ekonomik duke sqaruar deklaratën e saj, ka kërkuar qytetarët që ta kursejnë energjinë elektrike për ngrohje nëse kanë mundësinë.

Gjatë ditës së sotme, ministrja Rizvanolli për gati dy orë ka raportuar në këtë Komision për krizën energjetike, të cilën e quajti të jashtëzakonshme.

Pas kësaj përmes një publikimi në Facebook, ministrja Rizvanolli tha se përderisa Kriza Botërore Energjetike vazhdon ajo çfarë mund të bëjmë secili është ta kursejmë atë.

Në publikimin e fotografisë që lidhet me këshillat se si të kursehet energjia elektrike ka edhe një pikë mjaftë interesante.

Në të thuhet se nuk duhet të lihen në pozicion ‘standby’ pajisjet elektronike siç janë “konsoloa e video-lojërave”, ose ndryshe siç njihet nga të rinjtë “joystickat e Playstation”.

Poashtu theksohet se një pjesë e konsiderueshme e energjisë elektrike që konsumojmë vjen nga ndriçimi.

Tutje u tha se sa i përket rritjes së çmimeve, është detyrim i ZRRE-së të hap shqyrtimin e kërkesave për tarifat, në këtë kohë krize.

“Ne si qeveri do të bëjmë të pamundurën që mos të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, por që s’mundemi me garantuar një gjë të tillë”, tha ajo.

Ndërsa, për pagesat e rrymës në veri dhe për mundësinë e krijimit të infrastrukturës për faturim në atë pjesë, ministrja Rizvanolli ka kërkuar të raportoj në Komision pa praninë e mediave.

Derisa kur u pyet nga deputetët e opozitës për rritjen e pagave në sektorin e publik dhe privat, Rizvanolli tha se rritja e pagave në sektorin publik është e pakuptimtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit