Siç edhe ishte paralajmëruar ditën e sotme, vëllai binjak i Donaldit, Romeo ka hyrë në shtëpinë e BB. Pas një takimi të shumëpritur me njëri-tjetrin, dy vëllezërit kanë vendosur të ndërrojnë rrobat, pasi Romeo do zërë vendin e Donaldit dhe do t'iu bëjë kështu një surprizë banorëve të tjerë.
Beatrix ka reaguar e habitur fillimisht dhe ka shfaqur habi sapo Romeo shkoi dhe iu ul pranë. Ndërkohë Donaldi po i ndjek nga dhoma tjetër.

Dy vëllezërit patën një takim mjaft emocionues mes tyre. "Ti ke dalë burrë, i drejtë, i saktë. Mos ta hajë fare"– i tha Romeo Donaldit, ndërsa ky ui fundit mes lotësh tha se ndihet keq për situatën e krijuar.
