2 vite nga mbyllja e JOQ ALBANIA/ Qytetarët protestojnë para Parlamentit, ngrihet padi ndaj AKEP

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02.12.2021, 17:57 | Read in english

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, ditën e sotme, përballë Parlamentit shqiptar, u mblodhën qytetarë, aktivistë dhe gazetarë, për protestën e thirrur nga media JOQ ALBANIA, pasi, tre ditë më parë, u mbushën plot dy vjet qëkur, pushteti mbylli domainet e JOQ. Qytetarët mbanin pankarta të ndryshme në duar dhe bënin thirrje që arkiva e denoncimeve të shqiptarëve të rikthehet siç ka qenë dhe të ndalet kështu sulmi ndaj mediave që janë të pavarura politikisht.

Fjala hapëse u mbajt nga avokati Altin Goxhaj, i cili theksoi se ditën e sotme, është ngritur padi ndaj AKEP-it, pikërisht për mbylljen e domaineve. Goxhaj shtoi se kjo padi bëhet edhe për të ndihmuar mediat e tjera, që frikësohen nga hapja e domaineve me prapashtesën .al, pasi sulmohen nga AKEP. Sot protestës iu bashkuan qytetarë nga shtresa të ndryshme, të cilët njëzëri, falenderuan JOQ qe gjendet përballë tyre dhe apeluan që zëri i kësaj mediaje të mos çensurohet nga ata që ndodheshin në godinën përballë së cilës ishin rreshtuar protestuesit.

Në protestë ishin nisur për të mbështetur lirinë e medias, edhe disa banorë të një lagjeje në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, të cilët kanë probleme me shtëpitë e tyre, pasi bashkia kërkon t’ua shembë. Ata nuk erdhën dot në protestë, pasi pikërishtë në orën e mbajtes së protestës, para shtëpive të tyre shkoi policia dhe institucionet që merren me shembjen e godinave.

Kujtojmë se, JOQ ALBANIA u shpall armik zyrtar i qeverisë së Rilindjes, për shkak se në ditët e tërmetit të 26 Nëntorit, 2019, po qëndronte në krah të qytetarëve dhe po nxirrte në sy të popullit keqmenaxhimin e situatës nga pushteti. Në atë kohë, kryeministri Rama, përmes një postimi në Facebook, kërcënoi mediat deri në mbylljen e tyre.

Këtë kërcënim, ai e përmbushi në datë 29 nëntor 2019, kur AKEP mbylli domainet e JOQ ALBANIA, duke ‘shkrirë’ arkivën e katër viteve. Gjithashtu, përmes një njoftimi zyrtar të policisë, u mësua se ishin shpallur në kërkim dy administratorët e kësaj mediaje. Skandali i vërtetë, qëndron në faktin se faqja u mbyll në bazë të ligjit të “Lojërave të Fatit”. Megjithatë, edhe pas sulmeve, puna e JOQ ALBANIA, nuk u ndal asnjëherë dhe stafi vazhdoi që të pasqyronte çdo denoncim që mbërrinte në redaksi.

Sot pas dy vitesh, përveç kërkesës dhe padisë për hapjen e domaineve, JOQ ALBANIA i kujton edhe njëherë qytetarëve, që stafi i medias do të jetë gjithmonë në shërbim të qytetarëve, pasi ky ka qenë, është dhe do jetë misioni jonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit